SHPËRNDAJE

Këngëtari i njohur shqiptar, Kastro Zizo, ka qenë pjesëmarrës i edicionit të 58-të të Festivalit të RTSH-së me këngën “Asaj”.

Ai ka rrëfyer për herë të parë pakënaqësitë nga Festivali i 58-të, gjersa ishte i ftuar në Pop Culture, Top Channel.

Kastro është pyetur se si ka mundësi që kënga e tij nuk është futur as në finale.

“Të tregohem i sinqertë Kilda, përveç problemeve teknike që realisht kishte dhe asnjë nuk flet. Në kufje nuk dëgjoja asgjë, më erdhi çudi se në prova ishte mirë, ndërsa atë natë asgjë. Më erdhi inat që nuk i futa në finale më tepër për respektin e saj, jo pse u fut ky apo ai”, shpreh Kastro.

Më tej ai ka treguar se ka shumë rezerva edhe me pjesëtaret e jurisë dhe për këtë e ka një arsye.

“Mendoj se është e padrejtë që pjesëmarrësi për Eurovizion të zgjidhet nga festivali RSH-së. Përfaqësimi shqiptar në juri mendoj se nuk ishin emra me potencialin e duhur që të vlerësonin artistët. Me gjithë respektin që kam për dy zonjat, mendoj se gjithë Shqipëria ka njerëz shumë herë më të përgatitur, siç kam edhe rezervat e mia për këta personat e huaj. Morën një kompozitor që nuk dihet sa kohë ka që ka bërë kompozimin e fundit”.

Mendoj se herë tjetër nëse do të mbahet kjo politikë e të huajve mendoj se dhe Europa ka njerëz më të përgatitur për të gjykuar, aq më tepër për këngëtarë lokal siç jemi ne”, thotë në vazhdimin e intervistës Kastro.

Po ashtu mes Arilenës dhe Elvanës këngëtari ka zgjidhur dilemën ku sipas tij të bëjnë të dyja një këngë të re dhe të shkojnë së bashku.