11.5 C
Presevo, Serbia
21.09.2019
Ballina Sport Katër futbollistë në garë për ‘Këpucën e Artë’ në Angli, Salah mbetet...

Katër futbollistë në garë për ‘Këpucën e Artë’ në Angli, Salah mbetet favorit

SHPËRNDAJE

Për pak çaste pritet të fillojnë ndeshjet e javës së fundit në Ligën Premier.

Në xhrion e fundit do të vendoset për titullin e kampionit dhe për skuadrën e katërt që do ta sigurojë një biletë për Ligën e Kampionëve.

Por në këtë xhiro pritet të vendoset edhe për fituesin e ‘Këpucës së Artë’ në Ligën Premier.

Mohamed Salah aktualisht mban pozitën e parë me 22 gola të shënuar.

Pas Salah në garë janë edhe Sergio Aguero, Pierre Emerick Aubameyang dhe Sadio Mane me nga 20 gola.

Egjiptiani është rikthyer nga lëndimi dhe është startues ndaj Wolves.

26-vjeçari është favoriti kryesor për ta fituar këtë çmim për të dytin vit.

Sulmuesi i Liverpool edicionin e kaluar kishte shënuar 32 gola duke fituqr garën me Harry Kane që shënoi 30 sosh.