SHPËRNDAJE

Turqia dje ka votuar për kryeparlamentarin e ri.Mustafa Şentop me shumicë votash (336 nga 600) është zgjedhur në krye të parlamentit turk.50 vjeçari është i lindur në Turqi nga një familje shqiptare që ka emigruar më herët në Turqi.

Me zgjedhjen e tij si kryeparlamentar, tashmë katër parlamente evropiane drejtohen nga shqiptar.Şentop drejton parlamentin e Turqisë, Gramoz Ruçi është në krye të parlamentit të Shqipërisë, Kadri Veseli drejton parlamentin e Kosovës derisa Talat Xhaferi është kryetar i legjislativit të Maqedonisë.Kjo është hera e parë që ndodh që katër shqiptarë të drejtojnë institucionin më të rëndësishëm në katër shtete të ndryshme të Evropës.

Në raundin e tretë të votimit në Parlamentin e Turqisë deputeti i Partisë AK në qytetin Tekirdag, Mustafa Shentop u zgjodh kryetar i ri i Parlamentit turk. Në votimin e zhvilluar në raundin e tretë të votimit në parlament morën pjesë 542 deputetë. Shentop mori 336 vota, deputeti i partisë CHP, Engin Altay 124 vota, deputetja e partisë HDP nga qyteti Izmir, Serpil Kemalbay Pekgözegü 46 vota, deputeti i partisë IYI, İmam Hüseyin Filiz 33 vota, ndërsa 3 vota janë shpallur të pavlefshme.

Shentop aktualisht është deputeti nga Partia AK për Stambollin, i lindur më 6 gusht 1968 në qytetin Tekirdag, është nga një familje me prejardhje shqiptare. Origjinën e tij ai nuk e ka fshehur dhe se ajo figuron në shumë kërkime në internet dhe të dhënat e institucioneve.