SHPËRNDAJE

Katër meshkuj dhe një femër janë arrestuar dje pasi kanë kaluar kufirin në këmbë, ilegalisht, në fshatin Hodonovc, Kamenicë.

Sipas njoftimit të policisë ata janë karantinuar.

“Fsh. Hodonovc, Kamenicë 25.03.2020-06:30. Janë arrestuar katër të dyshuar një femër dhe tre meshkuj, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur, duke tentuar (në këmbë) të kalojnë kufirin. Me urdhër të prokurorit rasti kalon në procedurë të rregullt, kurse të dyshuarit pas kontrollit mjekësor janë dërguar në karantinë”, thuhet në njoftim.