SHPËRNDAJE

Policia norvegjeze njoftoi se të enjten katër turistë nga Suedia dhe Finlanda konsiderohen ende të zhdukur, pas ortekut të borës që ra dje në pjesën e Arktikut të Norvegjisë. Kushtet e motit nuk i lejonin ekipet e shpëtimit të vazhdonin kërkimin sot, edhe pse kërkimi nuk është anuluar.

“Masa e borës është e madhe. Ekziston një rrezik i madh për një ortek të ri dhe në këtë zonë ka një stuhi të vogël”, tha shefi i policisë së Tromse, Astrid Elisabeth Nilsen në një konferencë shtypi. Gjurmë të skijimit janë vërejtur në drejtim të ortekëve, por jo edhe jashtë tij. Policia dyshon se katër skiatoret janë zënë nga orteku