SHPËRNDAJE

Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë, përmes kësaj deklarate, trasmeton presheva.com njofton popullatën e Luginës së Preshevës për skandalin e rradhës nga Muftijsko Preshevsko.

Dokumentin e siguruar nga KBI Preshevë dëshmon edhe njëherë se Fikret Limani përmes Muftijsko Presevsko i ka ra në hise që të manipuloj me vakëfet e muslimanëve të Luginës së Preshevës.

Rasti në fjalë ka të bëjë me shitjen e drunjëve në vakëfin e fshatit Gare, që është i lënë nga një bamirës i fshatit Gare, e që u dedikohet banorëve të atij fshati. Nuk është për tu çuditur se Fikret Limani e fali mbi 300.000 Euro pronë vakëfnore Komunës së Preshevës.
I bëjmë me dije Muftijsko Presevsko, se Novi Pazari nuk ka të drejtë që ti shfrytëzojë këto vakëfe, sepse këto janë pjesë të kësaj popullate dhe Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë që funksionon me qindra vite në këto troje, njofton Këshilli Bashkësisë Islame në Preshevë.(presheva.com)

KBI: