SHPËRNDAJE

NJOFTIM

KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME NË PRESHEVË

 Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë edhe këtë vit bënë tubimin e Zeqatit, SADEKATUL-FITRIT dhe ndihmave tjera.

Siç dihet KBI Në Preshevë, ka marrë përsipër që të kujdeset për funksionimin e shkollës së Hifzit El-Hidaje në Preshevë.

Duke pasur parasyshë nevojat të cilat i ka “Shkolla e Hifzit të Kur’anit” Këshilli i Bashkësisë Islame ka vendosur që SADEKATUL-FITRI, Zeqati dhe ndihmat e tjera të dhurohen tek Këshilli i Bashkësisë Islame, Rruga Karposh nr 1.


Ndihma e juaj ndihmon ecurinë e kësaj shkolle drejt suksesit duke dalur në pah suksese të ndryshme si: Mesim-leximi i Kur’anit dhe Hifzin” apo memorizimi i Tij, andaj përkahja e juaj morale dhe materiale ndihmon në ardhmërinë e shoqërisë tonë, njëherit qëllimet dhe sukseset e mëtejme.


Prandaj, lajmërohet popullata e Luginës së Preshevës dhe diaspora që Zeqati
n , SADEKATUL-FITRIN, dhe ndihmat e tjera ti dedikojnë për këtë shkollë e cila është burim i ardhmërisë ne Luginë.

Zoti qoftë i kënaqur me ju!

KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME NË PRESHEVË

 

  

Preshevë                                                                            KRYETARI

11.06.2018                                                                       Sevdail Jakupi