SHPËRNDAJE

DEKLARATË E KËSHILLIT TË BASHKËSISË ISLAME NË PRESHEVË

DEKLARATË PËR OPINION

Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë, përmes kësaj deklarate njohton popullatën e Luginës së Preshevës e në veçanti banorët e Bashkësisë Lokale Bukoc për manipulimin e Muftijsko Presevsko me seli në Novi Pazar, për tentim shfrytëzimin e Vakëfit në fshatin Gare.

Tentimi i Muftijsko Presevsko ka për qëllim që të përfitoj direkt nga pronat vakëfnore që po mendon se gjithçka që është vakëf, kanë të drejtë shfrytëzimi.
Shpallja e tenderit nga Muftijsko Presevsko në krye me Fikret Limanin dhe disa argatëve të tij,(në emër të Muftijsko Preshevsko) për shitjen e drunjëve nga ky vakëf, ka irrituar banorët e këtyre fshatrave dhe për këtë flagrancë kinse të drejtë përfitimi ka (vetëm) Muftijsko Presevsko me seli në Novi Pazar.

Sipas Kryetarit të Bashkësisë Lokale në Bukoc Isa Ajvazi, kjo pronë është lënë Vakëf nga një banorë i fshatit Gare, ku të drejtë shfrytëzimi ka fshati Gare, e që është pjesë e B.Lokale në Bukoc, në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Preshevë.
I bëjmë me dije Muftijsko Presevsko, se Novi Pazari nuk ka të drejtë që ti ruaj dhe shfrytëzojë këto vakëfe, sepse këto janë pjesë të kësaj popullate dhe Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë që funksionon me qindra vite në këto troje.

Të drejtë përfitimi nga kjo pronë vakëfnore kanë banorët e Bashkësisë Lokale Bukoc në bashkëpunim të ngushtë mes Bashkësisë Lokale Bukoc me Këshillin e Bashkësisë Islame në Preshevë.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë në bashkëpunim me B.Lokale në Bukoc kërkojnë urgjentisht nga gjithë ata që janë të involvuar në këtë skandal, të ndërpresin shfrytëzimin e vakëfit në mënyrë të paligjshme dhe ti kthehet në shfrytëzim B.Lokale Bukoc.