SHPËRNDAJE

Tribuna-KDNJ-02

Në tribunën e sotme të organizuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë, me temën “Gjendja dhe sfidat e arsimit shqip në Luginë të Preshevës, u konstatua se ka stagnim dhe hapa prapa në zhvillimin e procesit edukativo-arsimor në gjuhën shqipe në tre komunat shqiptare t ë Luginës së Preshevës.

Në tribune morrën pjesë përfaqësuesit e organeve komunale për arsim, përfaqësuesit e KKSH-së, OJQ-ve, TK-së, OSBE-së, por gjithashtu morri pjesë edhe kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi dhe deputeti popullor, Fatmir Hasani.

Tribuna-KDNJ-01

Gjatë diskutimeve është konstatua se problemet kyçe, janë: mungesa e mbi 50% të teksteve bazë për arsim fillor, mungesa “apsolute” e teksteve për shkollat e mesme, mosnjohja e Dioplomave nga Republika e Kosovës, mungesa e profesionalizmit të kuadrit arsimor, depolitizimi i arsimit si dhe shumë sfida të tjera tekniko-administrative dhe të karakterit politico-shtetëror.

KDNJ, do të përmbledh dhe nxjerr përfundimet dhe rekomandimet për institucionet përkatëse.

Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit “Avancimi i pakicës shqiptare përmes integrimit nëpër organet shtetërore:, mbështetur nga Ministria Federative e punëve të jashtme të Zvicrrës, dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur.

Tribuna-KDNJ-03

Në ditët në vijim, do të organizohen tribuna të tjera për problemet që sfidohen shqiptarët e Luginës së Preshevës. /presheva.com/