SHPËRNDAJE

Boksieri amerikan, Keith Thurman, e ka mbrojtur titullin WBA në kategorinë e peshave të mesme të lehta, pas mungesës dyvjeçare në ring. 30-vjeçari triumfoi me pikë kundër Josesito Lopez, në meçin e zhvilluar në qytetin e New Yorkut në SHBA.

Keith Thurman nuk ka boksuar për dy vite për shkak të lëndimeve.

I pamposhturi Thurman ka pasur probleme me lëndime, ashtu që në vitin e kaluar u detyrua ta dorëzojë titullin WBC në kategorinë e tij. Këtu mund t’i lexoni të gjitha lajmet për BOKS Mirëpo, ai tash është rikthyer për të fituar ndaj bashkëkombësit të tij, Lopez, me vendimin e gjyqtarëve (115-111, 117-109 dhe 113-113). “Kampioni është kthyer”, ka deklaruar Thurman, i cili dëshiron që të përballet me Manny Pacquiaon. Filipinasi mban një titull të WBA në kategorinë e peshave të mesme të lehta, një shkallë më poshtë se titulli botëror i amerikanit që përfshihet në kategorinë ‘super’. Në vitin e kaluar, Thurman e ka dorëzuar titullin WBC.

Për herë të fundit, Keith Thurman është ndeshur në mars të vitit 2017 kundër bashkëkombësit Danny Garcia, kur i fitoi titujt WBA dhe WBC në kategorinë e tij. Në ndërkohë, në Houston të Teksasit, kampioni i WBO në kategorinë e lehtë, meksikani Jaime Munguia, e mbrojti titullin ndaj japonezit Takeshi Inoue me vendim unanim të gjyqtarëve. Ndërsa befasia e mbrëmjes ishte humbja e portorikanit Jesus Rojas me pikë nga kinezi Xu Can, me ç’rast e humbi titullin WBA në kategorinë shumë të lehtë.