SHPËRNDAJE

Ka nga ata që, me gjithë respektin, më thonë: si u bë që ishe i pari dhe me autoritet në gjigandin
energjetik të Kosovës, e themelues i KEK-ut pas luftës, po që u largove/u tërhoqe me skenare të UNMIK-ut…?
Shkurt u përgjigjem atyre dhe tjerëve që interesohen:

Megjithëse fillimisht bëmë punë të mira, kapitale të interesit kombëtar, me punëtorë e ekspertë të zellshëm, në kooperim korrekt me donatorë seriozë nga shtete evropiane e skandinave; megjithëse nuk lejuam ndarjen dhe enkllavizimin e sektorit sipas synimeve fillestare të përfaqësuesve t’Serbisë; as nuk lejuam bllokimin dhe degradimin e TC Kosova B për mosaktivizimin e tij me kohë sipas insistimeve të UNMIK- ut, por e lëshuam me shumë sukses në punë/prodhim; megjithëse nuk kam pranuar të nënshkruaj marrëveshje nënshtruese për subordinimin e operimit të tregut dhe rregullimit të tensionit/frekuencës EPS-it të Serbisë sipas insistimit të UNMIK-ut, – megjithatë, nuk mund t’i rezistonim sabotazhës dhe thirrjeve për mospagesë të energjisë nga shtylla lV e UNMIK-ut, as vetëdijes sonë kolektive të pamjaftueshme për vetëfinancim përmes pagesës të energjisë së konsumuar, as pamundësisë për t’i ndalë vjedhjet dhe korrupsionin në rritje e sipër, as rrethanave kompromituese në mungesë të institucioneve parandaluese dhe mbështetjes politike nga faktori vendor – por, për më keq, ishim nën presion të vazhdueshëm të interesave klanore… !
Por, për më hollësisht, kjo çështje kërkon trajtim të veçantë, gjë që nuk ka pasur interesim asnjëherë deri më sot./presheva.com/

F.A – KELMENDI