SHPËRNDAJE

UnaiEmery-780x439

Unai Emery ka treguar se beson në Edinson Cavanin dhe për këtë nuk ka kërkuar për një zëvendësues të Zlatan Ibrahimovic
Trajneri i kampionëve të Francës, Unai Emery, thotë se Cavani ka pasur nevojë për mbështetje, derisa shtoi se Jese Rodriguez i transferuar nga Reali, po ashtu edhe i riu Jean-Kevin Augustin, mund të luajnë në sulm, aty ku luante Ibrahimovic.

“Ka qenë e rëndësishme që t’i japim atij mbështetjen e duhur”, tha Emery.

“Është e vështirë që të transferosh një lojtar të rëndësishëm që do të konkurronte me të”, shtoi trajneri i PSG’së.

“Jese ka luajtur si sulmues, ai është i gjithanshëm dhe kemi Augustinin, një lojtar i ri që është gati të luajë dhe mund të rritet edhe më shumë si lojtar”, shtoi Emery.