SHPËRNDAJE

Chelsea

Në prag të takimit kundër Paris Saint-Germainit portieri i Chelseat, Thibaut Courtois ka thënë se pret një ndeshje të ngushtë, ndërsa ka shtuar se kanë kualitetin e duhu që t’i shkaktojnë probleme ekipit francez.
Sonte Chelsea luan ndeshjen e parë të fazës së eliminimit në Ligën e Kampionëve në udhëtim te PSG-ja nga ora 20:45.

“Liga e Kampionëve është më ndryshe se Premier Liga për ne në këtë sezon. Të dyja ekipet kemi lojtarë të mirë në radhët tona, prandaj pres një ndeshje të ngushtë. Do të jetë një ndeshje e vështirë për ne, që shpresoj të jetë edhe për ata, por ne kemi kualitetin e duhur që t’iu shkaktojmë problem atyre”, ka thënë Courtois për faqen zyrtare të klubit.