SHPËRNDAJE

Barcelona mposhti me rezultat bindës 0-3 Real Madridin në “Santiago Bernabeu” .

Mediat spanjolle kanë filluar të bëjnë analizat e tyre rreth mangësive të vendasve të cilët nuk arritën të ndalin katalunasit.

Ajo çfarë vërehet te goli i parë i Suarez, është gabimi që bën Kovacic apo të themi efekti i madh që Messi ka në fushë, shkruan IndeksOnline.

Gjithçka filloi nga mesi i fushës kur Busquets mori topin dhe neutralizoi Kroos dhe Modric duke kaluar topin mes linjave tek Rakitic.

Kroati ishte i lirë të vraponte në ‘koridor’ pasiqë bashkëvendasi i tij Kovacic nuk e pengonte duke ruajtur Messin afër tij.