SHPËRNDAJE

Kur partnerja e tij filloi të ankohet, ajo arriti ta njihte të dashurin e saj nga një anë tjetër: person dhunues dhe keqtrajtues.
Në vitin 2008 një kosovar 43 vjeçar kishte humbur të drejtën e azilit, mirëpo vazhdonte të jetonte në Austri. Ai kishte filluar një lidhje me një grua 12 vjet më të vjetër (55) nga Klosterneuburgu i Austrisë.

Ajo kishte blerë një shtëpi në Klosterneuburg, dhe së bashku me vajzën e tyre (tash 14 vjeçare) kosovari bënte një jetë si në parajsë. Si ilegal që ishte, ai nuk guxonte të punonte zyrtarisht. Kur partnerja e tij filloi të ankohet, ajo arriti ta njihte të dashurin e saj nga një anë tjetër: person dhunues dhe keqtrajtues, shkruan “heute.at”.

Për muaj të tërë gruaja e gëlltiti poshtërimin, derisa pas një rrahjeje të rëndë ajo përfundoi në spital. “Unë nuk mund të shpjegoj lëndimin” ka thënë 43 vjeçari para prokurorit Christian Paöle në gjykatën e Korneuburgut, përcjell “albinfo.ch”.

Në fund gjykatësi Franz Furtner i shqiptoi të akuzuarit gjashtë vjet burgim!