SHPËRNDAJE

Zinedine Zidane shokoi sot botën e futbollit me vendimin për t’u larguar nga Real Madrid, por cila ishte arsyeja?
Gazeta angleze ‘The Mirror’ ka zbuluar një kërkesë të çuditshme të Florentino Perezit në drejtim të Zidane.

Presidentit të Realit nuk i ka pëlqyer reagimi i Ronaldos pas finales së Kievit ku kishte deklaruar se do të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’, derisa kishte vendosur që t’i hakmerrej portugezit duke e larguar atë nga formacioni startues nga edicioni i ardhshëm, pavarësisht se vendimet për të bërë një gjë të tillë i takojnë vetëm trajnerit të skuadrës.

Kjo gazetë raporton se Perez i ka kërkuar Zizous që në edicionin e ardhshëm të vazhdojë me Bale në formacionin startues si dhe ta largojë Cristiano Ronaldon nga 11-shja e parë.

Zidane këtë nuk e ka pranuar dhe kështu ai vendosi që t’i ndajë rrugët me klubin mbretëror.