SHPËRNDAJE

Femija

Fëmijët e vegjël sidomos ata të porsalindurit janë shtresa më e ndjeshme e jona gjatë ditëve me vapë e me rreze të diellit që shpesh nuk mund t’i përballojnë as të rriturit. Janë të zakonta lëkundjet e tenperaturave trupore tek bebet, po këto më evidente janë gjatë verës. Mungesa e ujit, veshjet e trasha apo pastrami – larjet e rralla të fëmijëve janë disa prej arsyejeve që ndikojnë në çrregullimin e tenperaturës trupore tek fëmijët.
Na kujtohen shpesh rastet kur tenperaturat e larta rraskapisin e dobësojnë fëmijët e vegjël. Këto gjendje shpesh përcjillen edhe me çrregullime të tjera sidomos me jashtqitje, të vjella apo çrregullime gjumi. Për kujdes e mbajtje me neutrale dhe normale të tenperaturës trupore tek fëmijët e vegjël janë të nevojshme disa masa parandaluese që në aspekte të ndryshme e ruajn fëmijën nga çrregullimet që kanë të bëjnë me rritjen e tenperaturës.
Disa nga mënyrat për t’i dalë në ndihmë fëmijëve tuaj në ditët e nxehta të verës e që mund t’i aplikoni në shtëpit tuaja janë përshkruar në vijim.
Për t’u mos u ngrohur ambienti ku ndodhet bebja lëshoni roletnet e dritareve para se të lëshojë dielli rrezet e para. Kjo ndihmon në ruajtjen e freskisë së ambientit (dhomës) ku pushon apo flen bebja. Airoseni shtëpinë – banesën në mëngjes dhe në mbrëmje, lini dyert e dritaret hapur për një çerek ore. Por, gjatë ditës mbani dyert dhe dritaret që i kap dielli mbyllur për arsyeje që të mos depërtojë nxehtësia. Në dhomën ku gjendet fëmija i vogël nuk rekomandohet të shfrytëzohet aparate ftohëse si është klima-kondiksioneri, kjo patjetër do të ndikojë në ftohjen e fëmijë si dhe do ta bëjë fëmijën më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike e dobësim rezistence. Këto lloje të teknikës ftohëse mund të jenë në dhomat ngjitur që indirekt të ndikojnë në freskiminn e airit në dhomat tjera. Asesi nuk duhet të nxjerret fëmija jashtë gjatë ditëve të nxehta sidomos gjatë pikut të ditës, e në asnjë formë të mos rrezatohet drejtë përdrejtë nga rrezet e diellit sepse kjo është e dëmshme për te.
Shetitjet me fëmijën bëni në mëngjes apo në muzg dhe ndjekni hijet e gjalla të krijuara nga pemët, kodrat apo gjelbrimeve të parqeve. Edhe një gjë duhet ta keni parasyshë që t’ia vendosni sheshirin në kokë fëmijës tuaj. Evitoni në çfardo forme shetitjet afër rrugës ku ka qarkullim të automjeteve sepse sidomos fëmijët dhe mushkrit e tyre kanë nevojë për aijr të pastër e jo për gazra të lëshuara nga automjetet që ju i mbani fëmijët disa orë skaj tyre duke i përball me lloj-llojë rreziqesh që vijn nga to.
Gjatë të nxehtit fëmijët djersiten, skuqen apo nuk rehatohen për orë të tëra. Për këtë arsyeje duhet konsumuar uji dhe lëngjet natyrale që të mos vije deri tek dehidrimi. Gjithashtu mund të ndodh që gjatë ditëve të nxehta të shfaqen puçrra, kruarje, tharje të lëkurës etj. Këto mund t’i shkaktojnë disa faktorë e ndër to mund të jenë shamponët që përdoren për ta larë beben, ushqimi, lloji i materjalit të veshjeve etj. Gjithashtu një nga shkaqet e mundura të ndonjë çrregullimi me temperature apo me puçrra tek fëmijët e vegjël janë flokët e gjata (qimet e pa nevojshme në kokë), kur e dijm se ata nuk janë në gjendje ta mbajnë pastërtin e kokës së tyre dhe shpesh me duar pis i prekin flokët dhe pastaj ato duar i fusin në gojë e janë shpesh flokët e paprera shkurt që shkaktojnë djersitje apo nxehtësi të pa nevojshme, kështu që flokët e shkurta te fëmijët e vegjël përveç pastërtisë ndikojnë edhe në preventive e në bukurin e fëmijës.
Me qepë, lulet me ngjyrë dhe borzilok në ambientet shtëpiake dhe në ushqim ndikoni në largimin e mushkonjave dhe insekteve të tjera që pickojnë fëmijën tuaj e që në këtë vapë shkaktojnë kruarje, skuqje, puçrra e infektime të ndryshme. Me përdorimin e qepës në kuzhinë, luleve me ngjyrë rreth e rrotull e borzilokun në tryezë, ndihmoni veten dhe familjen tuaj nga insektet. Pra, lajeni fëmijën më shpesh gjatë ditës me uj të freskët apo sa tenperatura normale e trupit, mos e vishni me rroba të trasha e të gjata, shpesh lejeni atë në shtratin e tij edhe pa rroba sidomos kur djersitet. Rrini gati shkurtimit të flokëve, llojit të shamponit dhe ushqimit që të përmbajë sa më shumë lëngje. Jepuni fëmijëve më shpesh uj për të pirë edhe nëse nuk ju kërkojnë.

Shkruar nga: Msc. Shkëlzen Limani