SHPËRNDAJE

Këshilltarët e kuvendit komunal në Preshevë kanë vazhduar sot punimet në kuadër të Seancës së IX (nëntë) të Kuvendit Komunal Preshevë. Në fillim të kësaj seance pati polemika lidhur me rendin e ditës së paraparë për këtë mbledhje ku pas një orë diskutimesh u aprovua rendi i ditës . Për këtë seancë janë të parapara këto pika për rend dite:

1.Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim- Vendimit mbi përcaktimin e organit kompetent për udhëheqjen e procedurës mbi dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore në territorin e komunës së Preshevës.

2.Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim- Aktvendimit mbi emërtimin e këshillit të shkollës nga radha e prindërve, të shkollës fillore “9 Maji” Leran.

3.Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim- Aktvendimit mbi emërtimin e zëvendës drejtorit të Shtëpisë së shëndetit “Presheva” në Preshevë.

4.Shyqrtimi dhe miratimi i Propozim- Rebalansit të buxhetit të komunës së Preshevës për vitin 2018.

5.Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim- Vendimit mbi taksat e qëndrimit dhe taksat lokale komunale për vitin 2019.

6.Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim- Vendimit mbi taksat administrative komunale për vitin 2019.

7.Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim- Vendimit mbi kompensimet për shërbimet të cilat i kryen administrata komunale për vitin 2019.

8.Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim- Vendimit mbi përcaktimin e kontributit për rregullimin e tokës ndërtimore dhe qirasë.

9.Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim- Planit kadrovik të komunës së Preshevës për vitin 2019.

10.Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim- Vendimit mbi buxhetin programorë të komunës së Preshevës për vitin 2019.

11.Pyetjet e këshilltarëve.