SHPËRNDAJE

Një zviceran i varfër ka ndërmjet 25 dhe 49 vjet, është i trashë, me origjinë nuk është nga BE, jeton me familjen dhe me prind dhe ka vetëm shkollën fillore të kryer.

Këto janë rezultatet e studimit të shtëpisë konsulente “Intrum Justitia”

Zyrja e federatës së statistikave të Zvicrës (OFS) në raportin e fundit shkruan se 20& e zviceranëve nuk mund ti përballoj harxhimet më shumë se 2500 frangave, ndërsa çdo i teti kërcënohet nga varfëria, shkruan gazeta zvicerane 24 orë.

Të kërcënuar nga varfëria konsiderohet një person që nuk ka mjete financiare për të blerë të mira materiale dhe shërbimet e nevojshme për udhëhequr një jetë sociale.

Në Zvicër sipas regjistrimit të fundit të vitit 2012, në prag të varfërisë kanë qenë 590.000 qytetarë ose 7.2% e popullatës.

Rreth 268.000 nerjëz me pagesat më të vogla në Zvicër kryesisht punojnë në sallone të frizerisë (42%), në hotele dhe restorane (38%) dhe tregti (20%). Në këto degë kryesisht janë të punësuar punëtorë me origjinë të huaj.

Në studimet e HUG që i ka bërë në vitin 2013, thuhet se personat që jetpojnë me një mesatare mujore me 3000 frangë, mesatarisht kanë shansë tri herë më shumë që të trashen se sa personat që marrin rrogë me mbi 13.000 frangë. /presheva.com/