SHPËRNDAJE

Liverpooli ka shënuar fitoren më bindësë në Champions League. Redsat si myafirë e deklasuan me rezultat 7:0 skuadrën sllovene Maribori. Skuadra e Mariborit edhe pse ishte në fushë të saj nuk i bëri ballë Liverpoolit. Duhet theksuar se shqiptari Valon Ahmedi luajti deri në minutën e 58-të për Mariborin. Befasi tjetër për të keq ka qenë Sevilla e cila pësoi debakël me 5:1 në Moskë nga Spartaku. Liverpooli kryeson me 5 pikë në grupin E sa ka edhe Spartak në vend të dytë. Në grupin F Manchester City e mundi me 2:1 Napolin. Mysafirët humbën penalltinë në minutën e 38-të kur Mertens u tregua i pasaktë.

Mbrojtësi Elseid Hysaj u paraqit deri në minutën e 70-të për Napolin. Manchester CIty pothuajse është i kualifikuar, pasi që udhëheq renditjen me 9 pikë. Reali Madridi befasoi të gjithë me barazimin 1:1 me Tottenhamin, por në fakt të dyja skuadrat kanë përforcuar pozitat e para dhe janë shumë afër kualifikimit, duke e marrë parasysh dështimin e Dortmundit si mysafirë ku barazoi 1:1 mr APOELI-n nga Qipro.

Grupi E

Maribori-Liverpooli 0:7

Spartak-Sevilla 5:1

Tabela

1. Liverpool 3 1 2 0 10:3 5

2. Spartak M. 3 1 2 0 7:3 5

3. Sevilla 3 1 1 1 6:7 4

4. Maribor 3 0 1 2 1:11 1

Grupi F

Manchester City-Napoli 2:1

Feyenord-Shakhtar 1:2

Tabela

1. Manchester City 3 3 0 0 8:1 9

2. Shakhtar Donetsk 3 2 0 1 4:4 6

3. Napoli 3 1 0 2 5:5 3

4. Feyenoord 3 0 0 3 2:9 0

Grupi G

Leipzig-Porto 3:2

Monaco-Besiktas 1:2

Tabela

1. Besiktas 3 3 0 0 7:2 9

2. Leipzig 3 1 1 1 4:5 4

3. Porto 3 1 0 2 6:6 3

4. Monaco 3 0 1 2 2:6 1

Grupi H

Real-Tottenham 1:1

APOEL-Dortmund 1:1

Tabela

1. Tottenham 3 2 1 0 7:2 7

2. Real Madrid 3 2 1 0 7:2 7

3. Dortmund 3 0 1 2 3:7 1

4. APOEL 3 0 1 2 1:7 1 /presheva.com