SHPËRNDAJE

Nëse United ia arrin ta krijoj një ekip të tillë, është e qartë se sezonin e ardhshëm do të jetë ndër favoritët për ta fituar titullin, por për këtë projekt duhet mjaft të holla.

Luis Van Gal është afër Old Trafford, ku në javët në vazhdim do të bëhet edhe prezantimi i tij.

Në mediet angleze përmenden 200 milionë funta për rekonstruim të ekipit. Për dicka të tillë shanset janë të pakta, por nuk është e pamundur që Van Gal të krijoj një dream team.

De Gea është ndër ata që ka pasë një sezonë të shkëlqyer dhe vendi i tij nuk vihet në diskutim aspak.

Mbrojtësi i djathtë do të mbetet Rafel, shënjestër është Hummels nga Dortmund, por trajneri si mbrojtës e kërkon edhe Jones. Në anën e majtë duhet të arrij Luk Shou, të cilin Southampton kërkon 30 milionë funta.

Mesfushor si shënjestër është Toni Kroos, ndërsa Carvalho tashmë është afër transferimit.

Van Gal dëshiron dhe një lojtar të Bayern edhe atë Mueller. Bayern vështirë se do ta shes titullarin e saj tek Guardiola.

Rooney mund të jetë në paketë për Cavanin i cili dëshiron të largohet nga Parisi, ndërsa Van Persie do ta udhëheq sulmin.

Ekip i djajve të kuq do të dukej në këtë mënyrë:

De Gea

Rafael, Hummels, Jones, Show

Carvalho, Kroos

Mueller, Mata, Cavani

Van Persie