SHPËRNDAJE

E përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se gjashtë futbollistë do të nxirren në shitje në janar.Barcelona ka bërë gati listën me emrat e futbollistëve që do të largohen nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.E përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se gjashtë futbollistë do të nxirren në shitje në janar.

Aleix Vidal, Andre Gomes, Denis Suarez, Gerard Deulofeu, Paco Alcacer dhe Arda Turan janë emrat e atyre që do të gjejnë skuadra të reja nga muaji i parë i vitit 2018. Vidal kërkohet nga disa klube nga La Liga, Gomes ka zgjuar interesim nga Serie A, Suarez pëlqehet nga Napoli, kurse Deulofeu, Alcacer e Turan po ashtu kanë oferta.