SHPËRNDAJE

Janë mësuar tetë ekipet që janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Në këtë fazë janë kualifikuar dy ekipe nga Anglia, dy nga Spanja, teksa nga një përfaqësues kanë Portugalia, Italia, Gjermania e Çekia.

Arsenali, Benfica, Chelsea, Eintracht Frankfurt, Napoli, Slavia Pragë, Valencia e Villarreali janë ekipet që janë kualifikuar tutje.

Shorti

Shorti do të hidhet me 15 mars në ora (13:00), në selinë e UEFA-s në Nyon.

Sikurse në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në Ligën e Evropës, klubet nga i njëjti shtet mund të takohen mes vete.

Klubi i parë që do të tërhiqet do të luajë si vendas.

Ndryshe nga sezonet e mëparshme, rruga për në finale do të përcaktohet në këtë fazë.

Orari 

Pas shortit të çerekfinales do të dihet edhe ai i gjysmëfinales.

Ndeshjet çerekfinale zhvillohet me 11 dhe 18 prill, ndërsa ato gjysmëfinale me 2 dhe 9 maj.