SHPËRNDAJE

Duket se ka një shkëndijë të një vetëdijsimi rreth realizimit të videoklipeve që shoqërojnë këngët e artistëve shqiptarë, shkruan Indeksonline.

Përderisa jemi mësuar të shohim vetëm promovim të ‘jetës luksoze’ (veturave, femrave, alkoolit, parave), ka disa videoklipe që promovojnë resurset natyrore turistike të trojeve shqiptare.

Disa prej tyre do t’i sjellim më poshtë.

Ledri Vula – A jena mirë

Kësaj kënge të bukur nga Ledri Vula i është bashkangjitur edhe një videoklip mjaft interesant, që promovon vlera turistike të bjeshkëve të Sharrit.

Dafina Zeqiri & Lumi B – Lule lule

Dyshja ka zgjedhur që në videoklipin e tyre të promovojë Rahovecin, të njohur për kultivimin e vreshtarisë në Kosovë. Një promovim mjaft i bukur, dhe një videoklip interesant.

Fifi – Zogo 

Kënga e përpunuar ‘Moj zogo’ nga këngëtarja Fifi u prit mjaft mirë nga publiku. Videoklipi që shoqëron këngën e promovon kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën dhe bukuritë e saj.

Dj Dagz & Dj Pm – Mora Testin

Edhe kjo një këngë e përpunuar nga legjenda e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha që erdhi në versionin ‘remake’. Videoklipi i kësaj kënge e paraqet Kalanë e Novëbërdës, një resurs arkeologjik mjaft atraktiv për tu vizituar.