SHPËRNDAJE

Edhe pse luajnë në ligën e Pçinjës duke treguar rezultate të mira, ekipi futbollistik KF Lugina nga Presheva nuk ka pasë qasje dhe mundësi ta shfrytëzoj stadiumin e qytetit.

Ky ekip futbolli zakonisht ka luajtur ndeshjet vendas në stadiumin e fshatit Miratoc, ndërsa atë të qytetit nuk ka pasë mundësi ta shfrytëzojnë.

Ky klub, me një kërkesë me shkrim iu është drejtuar komunës së Preshevës, gjegjësisht kryetarit të organit të përkohshëm Shqiprim Arifit, duke kërkuar mundësi që ti lejohet e drejta e shfrytëzimit të stadiumit të qytetit.

Siç mëson presheva.com nga dokumenti zyrtar, ekipi KF Lugina nga sot do të mund ti shfrytëzoj hapsirat e stadiumit për ndeshje vendas.(presheva.com)