SHPËRNDAJE

Autoritetet kineze kanë publikuar imazhet satelitore që tregojnë se si u ngrit në kohë rekord Spitali i koronavirusit, në Wuhan. Kjo është qendra e parë mjekësore e ndërtuar për të trajtuar të sëmurët me koronavirusin.

Numri i viktimave si pasojë e virusit ka shkuar në 427. Së paku 151 raste të infektuarve janë regjistruar në 23 vende të tjera të botës, përfshirë Japoninë, SHBA-në, Tajlandën, Hong-Kongun dhe Britaninë.

Vdekja e dytë jashtë Kinës, më saktësisht në Hong-Kong ka ndodhur në ditën kur qindra punonjës shëndetësorë po kërkojnë nga Qeveria që të mbyllë plotësisht kufirin me Kinën, nga frika se mund të përhapet virusi.