SHPËRNDAJE

Kina tashmë ka sistemin më të shpejtë të trenave në botë, por inxhinierët e vendit duan që udhëtarët e tyre të udhëtojnë edhe më shpejt.

Kështu, sipas mediave të huaja, Pekini ka zhvilluar dhe ndërtuar prototipin e parë të një treni magnetik që inxhinierët pretendojnë të mund të udhëtojë me një shpejtësi maksimale prej 600 kilometrash në orë (373 milje në orë).

Siç thuhet tutje, treni krenohet me dyfishin e shpejtësisë së Eurostar dhe mund të mbulojë distancën midis Londrës dhe Parisit në 49 minuta.

Gjithashtu mund të zvogëlojë kohën e udhëtimit midis Shangait dhe Pekinit – dy prej qyteteve më të rëndësishme në Kinë – nga 5.5 orë në 3.5 orë.

Prototipi u rreshtua nga linja e prodhimit sot në qytetin lindor të Qingdaos para se të shfaqej në media, raportoi Agjencia e lajmeve Xinhua.

Mediat shkruajnë gjithashtu se inxhinierët janë të vendosur për të drejtuar një sërë eksperimentesh mbi të për të testuar funksionalitetin dhe për të identifikuar fushat për t’u përmirësuar.

Prototipi është rezultat i një projekti trevjeçar të iniciuar nga Pekini si pjesë e Planit të 13-të Pesëvjeçar (2016-2020) të Partisë Komuniste.

Projekti u nis në korrik 2016, dhe u drejtua nga Korporata shtetërore e hekurudhave e cila mbledh inxhinierë të lartë të vendit nga më shumë se 30 kompani, universitete dhe institute kërkimore.