SHPËRNDAJE

Një djalë 6-vjeç nga jugperëndimi i Kinës, po habit qindra klientë me aftësitë e tij prej një frizeri profesionist. Jiang Hongqi është rritur në një sallon ondulimi në Suining në provincën kineze Sichuan, të cilin e menaxhojnë prindërit e tij dhe aty ka mësuar profesionin e frizerit.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq vogëlushin duke i treguar aftësitë e tij prej frizeri, ku shumë klientë dukeshin të lumtur që ai po ua rregullonte flokët. Videoja është filmuar nga prindërit e tij dhe është ngarkuar në aplikacionin Kuaishou, ku deri më tani ka arritur të mbledh mbi 1.5 milion ndjekës. Prindërit e tij menaxhojnë lokalin tash e gjashtë vite, kurse vogëlushi që nga mosha 4-vjeçare ka filluar t’i ndihmojë.