SHPËRNDAJE

Depresion

Depresioni mund të shkaktohet nga inflamacioni i trurit, thotë një studim i kryer së fundmi.
Sipas psikiatërve truri i personave që vuanin nga depresioni kishte nëj inflamacion të lartë.

Ata gjetën një proteinë karakteristike për inflamacionin, e cila ishte 30 përqind më e lartë se tek e njerëzve normalë.

Madje tek personat me depresion të lartë, sasia e kësaj proteine ishte shumë më e lartë

Ky zbulim, sipas ekspertëve, do të ndihmojë në gjetjen e arsyeve pse depresioni mund të shkaktojë edhe shenja fizike si humbja e oreksit apo pagjumësia, transmeton Mapo.

Gjithashtu ky studim mund të ndihmojë në luftimin e depresionit, një sëmundje që kap një të pestën e të rriturvë në një pikë të jetës së tyre.

“Ky është zbulimi më i saktë që kemi gjetur deri tani i lidhjes midis inflamacionit të trurit dhe depresionit”, tha Jeffrey Meyer, drejtuesi i studimit.

Mjekët testuan 20 persona me depresion dhe 20 të shëndetshëm për të arritur në rezultatin përfundimtar.

Vetëm në SHBA ka 14 milionë persona që vuajnë nga depresioni ndërkohë që në botë llogariten qindra miliona persona që vuajnë depresionin.