SHPËRNDAJE

Prestigjiozja The Guardian ka përzgjedhur mes fotove të tjera nga gjithë bota në rubrikën e fotove të ditës, një foto me flamurin kuqezi që mbahet në duar nga shqiptarët e Luginës së Preshevës. 

Foto është bërë nga fotografi shqiptar, Armando Babani gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Luginë ditën e sotme. 

Në komentin që shoqëron këtë foto shkruhet se shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës në Serbi po presin pas 67 vitesh vizitën e parë të një kryeministri shqiptar.