SHPËRNDAJE

Përkundër asaj se do të kalojnë së paku edhe tri vite para lansimit të raketës së parë të re, agjencia amerikane e kozmosit (NASA) këto ditë ka publikuar video-simulimin, i cili tregon se si do të duket super-raketa e ardhshme.

Sistemi i ri do të shfrytëzohet në misionin për në Mars, si dhe në programet e numërta si misioni i rieorientimit të asteroidit, me ç’rast fluturake të robotizuara nga asteroidi do të ngrenë shkëmbin prej disa tonelatash dhe do të vënë në orbitën e hënës, transmeton Dritarja.net.

Raketa SLS (Space Launch System) do të punohet në dy konfiguacione, prej të cilave secili do të ketë fuqinë shtytëse më të madhe se ajo Saturnit V, raketa më e fuqishme e krijuar ndonjëherë, e ka shfrytëzuar në programin Apolo.

Në qendër të sistemit SLS do të gjenden katër motorë raketorë RS-25. Më herët gjatë këtij muaji, NASA në kuadër të testit SLS ka bërë ndezjen provuese të RS-25 prej 500 sekondash.

Sipas vlerësimit të organizatës “The Planetary Society”, çmimi i projektit prej vitit 2013 deri më 2018 vlerësohet në 7 miliardë dollarë, deri sa finalizimi planifikohet për vitin 2015.