SHPËRNDAJE

Ka rreth një dekade të tërë ku disa “insajdera” lokal e në radhë të parë Isuf Memeti nga TV Aldi kanë gjetur “arkën e artë” për kapjen e mjeteve të Komunës së Preshevës në mënyrë eficiente dhe me një angazhim sa më të vogël editorial. Duhet të dihet se emetimi i seancave të kuvendit komunal është një nga angazhimet më të lehta që ka një redaksi, meqë me dy kameraman mund të mbulohet emetimi live i seancave.

Ndërkaq kjo sjellë levërdi finansiare duke patur parasysh se mjetet nga seancat e kuvendit janë të garanatuara dhe kjo sjellë një sigurim bazik finansiar për të mbijetuar si medium në një ekonomi të pazhvilluar lokale (në mungesë të marketingut).

Televizoni lokal privat që pas 12 viteve ende nuk ka arritur të siguroj një skemë edhe më të thjeshtë programore, në mungesë të emisoneve të rregullta dhe në mungesë të edicionit të lajmeve ka synuar per vitin rrjedhës të bëjë trysni mbi kuvendin e komunës për të siguruar mjetet finansiare si në 10 vitet e fundit me një shumë prej 130 mijë euro nga buxheti i Komunës së Preshevës dhe mijëra Euro nga buxheti i Komunës së Bujanocit me subvencione të ndryshme. Ka rreth dy vite që këtij televizoni privat lokal nuk ka licenc në emetimin e Radio, sipas informatave nga Agjensioni republikan i mediave. Emetimi i drejtëpërdrejtë i seancave të Kuvendit Komunal do të vazhdojë edhe më tej në presheva.com. /presheva.com/