SHPËRNDAJE

Këshilli Kombëtarë Shqiptarë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se do ti anulojë të gjitha aktivitetet e parapara me rastin e 28 Nëntorit ditës së kremtimit të Simbolit Kombëtarë më shenjë solidariteti me familjet që humbën më të dashurit e tyre nga fatkeqësia natyrore që goditi Shqipërinë.

Në njoftimin e KKSH-së të lëshuar për opinion thuhet: “Marrë shkas nga rasti tragjik i goditjeve nga tërmetet në Republikën e Shqipërisë , ku kanë humbur jetën mbi 20 persona dhe mbi 600 të tjerë të lënduar dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, Këshilli Kombëtar Shqiptar anulon të gjitha aktivitetet e planifikuara për javën e nëntorit, të parapara për festën e flamurit.

“Në këto ditë të rënda për vëllezërit tanë nga Durrësi e Thumani, qytetarët e Luginës së Preshevës janë me ta”, thuhet në njoftimin e KKSH-së.

KKSH ka njoftuar se krenarë me të gjithë ata të rinj e të reja nga Lugina e Preshevës, që kanë filluar vullnetarisht të organizohen për grumbullimin e ndihmave, që të njëjtat t’i dërgohen të prekurve nga tërmeti, që shkaktoi dhimbje të mëdha në Shqipëri” thuhet në njoftimin e KKSH-së./presheva.com/