SHPËRNDAJE

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, thotë se Kosova duhet ta shfrytëzojë momentin për të arritur marrëveshjen historike me Serbinë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nëse Kosova nuk arrin këtë marrëveshje, ekziston rreziku që SHBA-ja t’i gjejë rrugë Serbisë për t’u futur në Bashkimin Evropian. E nëse kjo ndodh, sipas tij Serbia do të mbetet e painteresuar që të arrijë marrëveshje me Kosovën.

Ai shkon më tej ku thotë se futja e Serbisë në BE pa marrëveshje me Kosovën do ta ndikonte që veriu i vendit të serbizohet dhe Lugina të zbrazet nga shqiptarët.