SHPËRNDAJE

Nuk ka kurrfarë dyshimi se bashkëpunimi i Dhurata Dorës me Soolking, “Zemër”, është shndërruar në hit që në ditët e para të publikimit.

Nuk ka kaluar as një javë që nga lansimi i videos muzikore të kësaj kënge dhe tashmë është shikuar mbi 20 milionë herë në YouTube.

Mirëpo, ky sukses nuk kufizohet vetëm te fansat shqiptarë të muzikës, por në të gjithë botën.

Theksojmë se në realizimin e këtij projekti është angazhuar producenti i shumë hiteve, Big Bang dhe shtëpia incizuese, RedBox Entertainment.