SHPËRNDAJE

klitchko

Vladimir Klitschko është duke shikuar mundësinë që të luftojë me Furyn për tituj të botës në boksin profesionist në muajin maj ose qershor
Boksieri i famshëm i kategorisë së rëndë, ukrainasi Vladimir Klitschko, ka thënë se pjesëmarrja në lojërat Olimpike “Rio de Janeiro 2016”, është në plan të dytë.

Ukrahinasit ende i dhemb humbja nga britaniku Tyson Fury, ku humbi gjithë titujt e botës në boksin profesionist dhe dëshiron rimeç sa më parë.

“Unë gjithmonë kam thënë se Lojërat Olimpike janë një temë për mua. Por, për momentin mendjen e kam vetëm te rimeçi me Tyson Furyn”, ka thënë Klitschko, transmeton ‘Bild’.

‘Bild’ shkruan se Klitschko është duke shikuar mundësinë që të luftojë me Furyn për tituj të botës në boksin profesionist, në maj ose qershor të këtij viti.