SHPËRNDAJE

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp i ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të tregojnë shumë më shumë kundër Arsenalit në ndeshjen e tyre të fundit për këtë vit.

“Arsenali janë të mirë për momentin; ata kanë një skuadër fantastike dhe një menaxher fantastik, kështu që nuk do të jetë lehtë”, ka thënë Klopp për faqen zyrtare të Liverpoolit.

“Është një ndeshje tërësisht ndryshe, natyrisht. Nëse i lëni ata të kundërsulmojmë, sikurse lamë Newcastle, nuk mendoj që kemi mundësi që të fitojmë sepse janë të fortë në kundërsulme. Kështu që ne duhet të përmirësohemi në shumë gjëra.

“Por, në anën tjetër, ne kemi 51 pikë dhe kjo është e pabesueshme. Ne luajtëm në pjesën e parë të sezonit si të pamposhtur-kjo është ndjenjë e mirë dhe ne të gjithë ndihemi mirë tani.

“Problemi i vogël është se tani vjen pjesa e dytë e sezoni që fillon të shtunën. Çfarë dëshirojmë ne është që kur të startojmë në verë përsëri të kemi prapë një sezon të parë si të pamposhtur”, përfundoi Klopp.