SHPËRNDAJE

Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp beson se të gjithë kandidatët për titullin e Premier League kanë probleme, përveç kryesuesve të Manchester City-t.

“Të Kuqtë” i dhanë fund një ecurie negative duke u rikthyer te fitorja me rezultatin 3-0 ndaj Huddersfield Town të shtunën, megjithëse mbeten 12 pikë larg skuadrës së Pep Guardiola-s.

“Nuk kemi pasur shumë fat kohët e fundit, kjo është e vërteta. Por nuk mund të kërkosh ku është fati, por duhet punuar fortë derisa të vijë”, tha Klopp, shkruan telesporti.

“Nuk e di nëse Pochettino ka folur për gjëra të ngjashme. Por pa Harry Kane në fushë kanë humbur dy ndeshjet e fundit, ndodhin edhe gjëra të tilla”.

“Dy javë më parë nuk ishte skuadra Harry Kane. Tani me sa duket qenka”, theksoi ai.