SHPËRNDAJE

Trojet
Ju informojmë se për nder të shënimit të 24 vjetorit të Referendumit gjithë popullor të mbajtur më datën 1 dhe 2 mars të vitit 1992,do të organizohet një Tribunë politike në sallën e Komunës së Fushë Kosovës më datën 28 shkurt 2016 duke filluar nga ora 12:00.
Në takim do të ftohen subjektet politike dhe organizatat joqeveritare në Kosovë dhe nga Medvegja,Bujanoci dhe Presheva gjithashtu edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z.Qemajl MINXHOZI.
Ky organizim do të bëhet nën patronatin e Klubit të Vendlindjes ,,TROJET’’, që vepron në Kosovë që nga viti 1991dhe që tani shënon vitin jubilar një çerek shekulli të punës dhe veprimtarisë që nga themelimi.
Me nderime!
Kryetari i Klubit ,,TROJET’’z.Ismajl MUHARREMI,
Kryetari i Kuvendit të Klubit ,,TROJET’’ z.Ajet DULI.

Prishtinë,26 Shkurt 2016