SHPËRNDAJE

Tashmë është bërë sanimi i deponisë ilegale edhe në Lagjen e Gerajve dhe tani e tutje të gjitha mbeturinat e amvisërive, duhet t’i dorëzohen NP “Moravica”, e cila çdo të martë organizon transportin e tyre nga ky fshatë.

Edhe ato pak amvisëri që kanë mbetur pa lidhur kontratat me NP “Moravica”, t’i kontraktojnë sa më parë, në mënyrë që hapësirat e pastruara t’i ruajmë sa më mirë.

Përmes pastrimit të deponisë ilegale dhe rregullimit të rrugëve, konsiderojmë që bashkëfshatarëve tanë u janë përmirësuar në masë të konsiderueshme kushtet për një qarkullim më të lehtë në këtë lagje, si dhe është siguruar një ambient më i pastër jetësor.

Edhe një herë apelojmë për përkujdesje maksimale të ambientit dhe infrastrukturës sonë, në mënyrë që jë jetojmë më dinjitetshëm.

Financimi i projektit është bërë nga komuna e Preshevës./presheva.com/