SHPËRNDAJE

Një organizatë shumë e rëndësishme padyshim se është edhe Parlamenti Studentor pranë Universitetit të Prishtinës. Andaj, sot takova kryetarin Arben Elshani, ku në një bisedë të shtruar diskutuam shumë çështje dhe preokupime që kanë të bëjnë me studentët e Luginës. U dakorduam që përbërja e re e Këshillit Kombëtar Shqiptar e udhëhequr nga Aternativa për Ndryshim si imperativ do ta ketë bashkëpunimin edhe me këtë organizatë. E gjithë kjo do të bëhet falë angazhimit të përbashkët dypalësh që do të pasojnë ,duke nisur nga ngritja e kuotave për regjistrimin e studentëve të rinj, sigurimin e banimit në konvikt dhe cështjet tjera të karakterit teknik–ka shkruar kështu në rrjetin social facebook bartësi i listës së Apn-së, Arbër Pajaziti./presheva.com/