SHPËRNDAJE

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka thënë se është e rëndësishme që dialogu Kosovë – Serbi të intensifikohet.

Kocijançiq ka theksuar se në takimin e nesërm do të diskutohet progresi i arritur mbi marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve por edhe do të intensifikohet puna për marrëveshjen gjithëpërfshirëse.

Ajo ka konfirmuar se mëngjesin e ditës së nesërme, me ndërmjetësim të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, do të takohen homologët Thaçi dhe Vuçiq.

Takimi i fundit Thaçi – Vuçiq është mbajtur në fund të muajit të kaluar.