SHPËRNDAJE

Koeman

Menaxheri i Southamptonit, Ronald Koeman ka pranuar se një ditë dëshiron të jetë trajner i Barcelonës.
Menaxheri i Southamptonit, Ronald Koeman ka bërë të ditur se dëshiron që një ditë të jetë trajner i Barcelonës.
Holandezi ishte futbollist i gjigantit katalan gjatë periuhës 1989-1995, dhe asistent më 1998-2000.
Por, ai synon që në të ardhmen ta drejtoj skuadrën.
“E gjithë vota e di se çfarë ndjej për Barcelonën dhe çfarë ndjen Barcelona për Ronald Koemanin.
Andaj, një ditë mund të jem trajner i ekipit”, deklaroi Koeman për “Sport.es”.
Ai po ashtu parashikoi El Clasicon e së dielës.
“Barcelona është në momentin e saj më të mirët kurse Real Madrid ka më shumë telashe për të fituar ndeshjet e tij. Nuk ka qetësinë që i nevojitet një ekipi të madh, të cilën e ka Barcelona. Po ashtu, Barcelona luan në shtëpi dhe e shoh më të fortë se Realin”, u shpreh ai.