SHPËRNDAJE

Koeman

Mediet spanjolle spekulojnë se Barcelona ka kontaktuar Ronaldo Koeman, trajnerin e Southampton.

Mediet shkruajnë se kontakte ka pasë, por vet Koeman këtë e ka demantuar.

“Askush nuk më kontaktuar. Po edhe të ketë ndodhë, unë kam kontratë me Southampton dhe kam ndërmend ta kryej deri në fund” ka thënë holandezi.

Koeman ka thënë se pozita si trajner i Barcelonës është tërheqës, por nuk pret ndryshime në këtë klub.

“Eshtë vështirë të punosh në klub të madh, kur në secilën ndeshje pritet fitore bindëse, kur ju fitoni ndeshjen edhe me 2:0 me një klub me emër jo të madh, menjëherë fillojnë tregimet se pse nuk ka fituar 4:0. Por, kjo do të qetësohet pas disa fitoreve, besoj se edhe tani do të jetë ngjajshëm. Por, për çdo rast, nëse i duhet trajner, unë kam kontratë, kështu që ata duhet të gjejnë diku tjetër” ka thënë ai.