SHPËRNDAJE

Sot u bën një vit kur Kosova dhe futbolli evropian mori lajmin e kobshëm që Fadil Vokrri ndërroi jetë.

Vokrri do të mbahet mend si futbollisti më i mirë në futbollin kosovar dhe ndër më të mirët në Ballkan.

Lëvizjet me topin dhe ftohtësia e tij ishin disa nga atributet e shumta të legjendës së futbollit kosovar.

Përveç që la gjurmë në fushat e blerta, Vokrri arriti të bënte histori edhe jashtë saj. Ai ishte ndër arsyet kryesore që Kosova arriti të pranohet ne instancat më të larta të futbollit, UEFA dhe FIFA.

Si futbollist, Vokrri luajti për Prishtinën,, Partizanin e Beogardit, Nimes, Fenerbahçe, Bourges dhe Montluçon.

Ndërsa në rini e hershme ishte paraqitur për Llapin.

Vitet më të mira i pati në Prishtinë. Në 172 paraqitje kishte shënuar 55 gola.

Në përgjithësi si futbollist ai kishte luajtur 363 ndeshje dhe kishte shënuar 121 gola. Ndërsa për kombëtaren e Jugosllavisë në 12 paraqitje kishte shënuar gjashtë gola.

Në nder të tij stadiumi i Prishtinës është emëruar me emrin “Fadil Vokrri”.