SHPËRNDAJE

Koke

Koke, mesfushori i Atletico Madridit, e ka një porosi për Barcelonën dhe Real Madridin
Koke u ka bërë me dije Real Madridit dhe Barcelonës se Atletico Madrid do të jetë konkurrentë i denjë në luftë për titull në La Liga.

“Ekipi është përgatitur mirë dhe jemi duke punuar shumë.Unë besoj se këtë sezon ne mund të konkurrojmë me Real Madridin dhe Barcelonën”, ka deklaruar 23 vjecari.

“Ne kemi pasur shumë ndryshime të mira kohëve të fundit, kështu që unë mendoj se këtë sezon mund të bëjmë diçka të rëndësishme.”, ka theksuar ai.