SHPËRNDAJE

Cristiano Ronaldo është një admirues i veturave superluksoze, ndërsa mediat ndërkombëtare shpesh shkruajnë për koleksionin mbresëlënës të suerpyllit portugez.

Kanali i popullarizuar ‘Oh My Goal’ në YouTube ka bërë një video përmbledhëse lidhur me veturat e shtrenjta të sulmuesit të Juventusit.

Në këtë video, 34-vjeçari paraqitet duke i vozitur disa prej automjeteve, të cilat do t’i lakmonte gjithsecili.

Krahas modelit të disa prej veturave që i posedon CR7, në këtë video paraqitet edhe çmimi i tyre.

Më poshtë është lista e disa prej veturave superluksoze të Cristiano Ronaldos dhe çmimet e tyre:

McLaren Senna – 950.000 dollarë (845.386 euro)

Bugatti Veyron – 2.5 milionë dollarë (2.23 milionë euro)

Bugatti Chiron – 2.8 milionë dollarë (2.5 milionë euro)

Rolls Royce Cullinan – 400.000 dollarë (356.630 euro)

Lamborghini Aventador – 365.000 dollarë (325.420 euro)

Ferrari F12 TDF – 415.000 dollarë (370.000 euro)

Mercedes-AMG GLE 63S – 170.000 dollarë (151.570 euro)

Mercedes S65 AMG Coupe – 275.000 dollarë (245.190 euro)

Chevrolet Camaro Cabriolet – 50.000 dollarë (44.580 euro)

Porsche GT3 RS – 225.000 dollarë (200.630 euro)

Ferrari 599 GTB Fiorano – 180.000 dollarë (160.510 euro)

Range Rover Sport SVR – 150.000 dollarë (133.760 euro)

Ferrari 599 GTO – 360.000 dollarë (321.010 euro)

Rolls Royce Phantom – 470.000 dollarë (419.100 euro)

McLaren MP4-12C – 225.000 dollarë (200.630 euro)

Lamborghini Aventador  (tjetër) – 365.000 dollarë (325.420 euro)

Bentley Continental GTC – 235.000 dollarë (209.550 euro)

Bentley Continental GT Speed – 250.000 dollarë (222.920 euro)

Bugatti La Voiture Noire – 18.5 milionë dollarë (16.5 milionë euro)