SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e Këshillit të arsimtarëve të shkollës së Mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, ku ishin të pranishëm edhe punëtorët tjerë të shkollës, të martën është votuar për drejtor të këtij institucioni arsimorë me mandat katërvjeçar. Në bazë të konkursit të shpallur nga këshilli i shkollës, për drejtor ka konkuruar vetëm një kandidat, Zejni Fejzullahu drejtor aktual i shkollës. Në votimin e fshehtë nga gjithësej 110 punëtorë, që kanë marrë pjes në votim, pjesa apsolute gjegjësisht 97 vota ose (88.18%) ishin për kandidatin Zejni Fejzullahu, tri vota (2.73%) ishin kundër dhe 10 ova (9.09%) ishin të pavlefshme, dhe në bazë të këtij votimi drejtori i deritanishëm mer driten jeshile nga kolektivi i shkollës që ta drejtojë këtë institucion arsimorë edhe për një mandatë. Në deklaratën dhënë presheva.com, Fejzullahu është shprehur se, “me vet faktin se pjesa apsolute e kolektivit të shkollës së mesme “Sezai Surroi” ma dha besimin përmes votimit të fshehtë kjo do të thotë se janë të kënaqur me punën time por normalisht edhe unë jam i kënaqur me punën e përsonelit arsimorë në përgjithësi, edhe përkundër disa vërejtjeve nga të dyja palët” është shprehur Fejzullahu. Sipas tij, ky është një obligim moral për të por edhe njerëzorë që së bashku të angazhohen edhe më shumë për avancimin e proceseve.

Sipas Fejzullahut ka mangësi por edhe rezultate të mira, por megjithatë me një bashkëpunim të mirë me të gjitha strukturat tjera parasegjithash me kolektivin do të arrihet që të përmirësohet gjendja edhe më shumë në këtë shkollë. Ky është mandati i dytë si drejtor në këtë shkollë i Fejzullahut, ndërsa mandati i parë përfundon më 12 maj, dhe nëse kryhen edhe procedurat tjera të parapara, sepse ky është hapi i parë në këtë proces, duke patur parasysh se hapi tjetër është dhënia e mendimit nga Këshillit Kombëtarë Shqiptarë dhe më pas mendimi i Këshillit të shkollës, ndërsa verdiktin përfundimtarë e jep Ministri i Arsimit. Megjithatë në bazë të parametrave gjatë mandatit të parë, Fejzullahu të gjitha rezultatet i ka patur positive dhe nuk pritet që të ketë ndonjë pengesë në këtë drejtim./presheva.com/