SHPËRNDAJE

Ditët e komedisë shqiptare në Preshevë, edicionin e 11-të që fillon ditën e hënë me 10 nëntor e hap shfaqja “Emigrantët”.

Shtëpia e Kulturë “Abdulla Krashnica” Preshevë paraqet shfaqjen “Emigrantët “, teksti Slawomir Mrozhek; Regjia nga Afeida Boriçi Mehmeti. Rolet interpretohen nga Musa Isufi dhe Ismail Kasumi. 

“Një tekst absurd që sjell AA, një puntor intelektual, dhe XX puntor të thjesht provincial, ku nga dialogu i tyre tragjik-komik ngrihet një pyetje e rëndësishme lidhur me fenomenin Rob – Njeri të cilët nuk janë në gjendje të duan apo të kuptojnë njëri tjetrin!  

Kjo është një histori për njerëzit të cilët e kan humbur jetën e tyre duke emigruar për të ndryshuar mirëqenjen e tyre, por me problemet e fundit që ende vazhdojnë ti ndjekin pas sot e ksaj dite …” Shfaqja fillon në ora 19:30. /presheva.com/