SHPËRNDAJE

Komisioni Evropian e përshëndeti miratimin e Ligjit për amnisti për ngjarjet në Kuvendi më 27 prill të vitit të kaluar duke e vlerësuar si mundësi për pajtimin e shoqërisë. “Vendimi i Kuvendi ta miratojë Ligjin për amnisti me shumicë dërmuese është hap i rëndësishëm drejt pajtimit të shoqërisë dhe tejkalimit të polarizimit. Ky proces është i rëndësishëm për ndërtimin e konsensusit kombëtar për çështjet strategjike në interes të vendit. BE pret që ligji i miratuar të mos ndërhyjë në pavarësinë gjyqësore, që në mënyrë të pavarur duhet të vendos se kush ka qenë i përfshirë në organizimin dhe kryerjen e dhunës, si dhe për atë se kush nuk i ka kryer autorizimet zyrtare më 27 prill të vitit 2017”, thuhet në deklaratën e shkruar të zëdhënëses së KE-së, Maja Kocijançiç Deputetët e Maqedonisë në procedurë të shkurtuar e votuan Ligjin për amnisti me 95 vota “për” dhe asnjë “kundër”.